Hapet rast për sulmin e banores në “It’s My Home”, Policia jep detaje

Hapet rast për sulmin e banores në “It’s My Home”, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka hapur rast për veprat penale ‘sulm dhe kanosje’ ndaj personit që e goditi një banore në ‘It’s my Home’.

Lajmi për Periskopin u konfirmua nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit thanë se janë në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, tha Policia.

 

Shpërndaje në: