Hapet restoranti i peshkut të vogël Pacolli: Mblidhen ‘peshqit e mëdhenj’ për përurim

Hapet restoranti i peshkut të vogël Pacolli: Mblidhen ‘peshqit e mëdhenj’ për përurim

Në një nga fshatrat e Prishtinës sot është hapur restoranti më i ri në kryeqytet, në pronësi të sekretarit të AKR’së dhe biznesmenit, Rrahim Pacolli. Befasuese është se si një restorant që do shquhet për ushqime të detit, arriti të bëjë bashkë gjysmën e ministrave të Qeverisë, zyrtarë të presidencës e diplomatë të ndryshëm – raporton Periskopi.

Në hapje të këtij restoranti ishin edhe krerë të shtetit si presidenti Hashim Thaçi, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi si dhe zyrtarë të lartë shtetëror dhe ndërkombëtar.

Në fotografitë e publikuara nga mediumi i Rrahim Pacollit, shihen zyrtarë të lartë teksa provojnë e shijojnë ushqimet e detit në këtë restorant.

Kohëve të fundit kanë qenë të rralla rastet kur zyrtarë të lartë shtetëror janë parë kështu bashkë në ndonjë diskutim për çështje shtetërore. Andaj, pjesëmarrje e të gjithë tyre në hapje të një restoranti flet shumë për ta.

 

 

 

Shpërndaje në: