Hapet Shkolla Verore e BE-së

Hapet Shkolla Verore e BE-së

 Çështjet e BE-së, ekonomia dhe politika në kuadër të agjendës së BE-së, zbatimi i MSA-së dhe marrëdhëniet BE-Kosovë në përgjithësi do të jenë në qendër të programit pesë-ditor interaktiv Shkolla Verore e BE-së.

Ngjarja është organizuar bashkërisht nga projekti “Young Cell Scheme” i financuar nga BE-ja dhe “European Young Cells Alumni” (EYKA) me mbështetjen akademike dhe logjistike të Universitetit të Prishtinës në periudhën nga 3 deri më 7 korrik 2017.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle do të jenë Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së. Mimoza Ahmetaj, Ministre e Integrimit Evropian dhe Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës.

 

Shpërndaje në: