Haradinaj: AAK ka vendosur ta kufizojë fushatën në 5 ditë

Haradinaj: AAK ka vendosur ta kufizojë fushatën në 5 ditë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka vendosur që fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit ta kufizojë në 5 ditë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se AAK gjatë pesë ditëve të fushatës do t’i respektojë kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë. Po ashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit. Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit. Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në: