Haradinaj: Albin Kurti po e refuzon gazin amerikan në Kosovë

Haradinaj: Albin Kurti po e refuzon gazin amerikan në Kosovë

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj në emisionin Debat Plus ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e refuzon gazin amerikan në Kosovë, përcjell Periskopi.

Qeveria Kurti një proces amerikan, 200milionë falë e 100 milionë tjera kredi, për me realizu një alternativë të energjisë mos me qenë të varur vetëm në energji elektrike, me sjell gazin amerikan  në Kosovë, nuk e avancon më tutje por po e bllokon.

Haradinaj tregon edhe arsyen pse po e bënë këtë veprim Kryeministri Kurti.

“Pyetja shtrohet mjaft e thjeshtë, pse? Sepse kjo Qeveri diku adresën e ka nga Lindja një pjesë e Evropës furnozihet sot me gaz rus, ky nuk po guxon me I dhanë dritën e gjelbër gazit amerikan në Kosovë. Merre me mend Qeveria e Kosovës poi a humb afatet, dy herë është bërë rezibiliteti”

“Kurti ka rënë dakord për etapat, ai tani I humb afatet qëllimshëm që mos me u investu 200 milionëshi amerikan dhe mos me ndodh ardhja e gazit në Kosovë”, tha Haradinaj./Periskopi/

 

Shpërndaje në: