Haradinaj: Albin Kurti u kap nga policia në veturë me një pjesëtar të BIA-s

Haradinaj: Albin Kurti u kap nga policia në veturë me një pjesëtar të BIA-s

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar me akuza ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Ai ka vazhduar të ngritë dyshime për veprimet e kryeministrit Kurti, duke e ndërlidhur edhe me Rusinë.

Haradinaj në Politiko në Kanal 10 e ka përmendur edhe një rast, për të cilin e kishte potencuar në Kuvend, edhe deputeti Bekim Haxhiu, ku thuhet se Kurti është kapur me disa serb në një makinë.

Sipas Haradinajt, Kurti ishte kapur nga policia e Kosovës me një veturë me disa serb, i mbuluar me qebe. Madje, sipas tij, Kurti ishte me një pjesëtar të BIA-s, nga komuniteti serb.

”Ekziston edhe raporti policor”, tha ai.

Shpërndaje në: