
Haradinaj apel rreth dialogut: Çka po e hapni këtë temë për Kosovën, mos e bëni
Kryetari i AAK-së dhe deputeti i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka apeluar ‘tek të gjithë që të mos e hapin temën se çka duhet të pranojë Kosova’, në dialog me Serbinë.
Ai shkruan:
Apeloj te të gjithë që të mos e dëmtojnë Kosovën në këtë fazë finale. Pse po hapni dilema se çka duhet të pranojë Kosova?
Mos harroni kurrë se Republika e Kosovës e ka Kushtetutën dhe kufijtë e vet.
Çdo opsion i shpërfaqur që nuk e përfillë Kushtetutën dhe kufijtë, e dëmton rëndë Kosovën. Mos e bëni!