Haradinaj: Bashkim Ramosaj kryetar i shumë fitoreve për Deçanin

Haradinaj: Bashkim Ramosaj kryetar i shumë fitoreve për Deçanin

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, në një video paraqitje nga Deçani, me rastin e zgjedhjeve të 17 tetorit, ka kërkuar edhe një mandat për kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Po ju drejtohem prej Deçanit tonë, me 17 tetor do të votojmë për kryetar komune dhe për Asamblenë Komunale, do të votojmë për qeverisjen në vitet që vijnë”, tha Haradinaj.

Ai vuri në pah se edhepse “të sfiduar në të kaluarën, në asnjëherë nuk u dorëzuam, qendruam bashkë, dhe i sollëm fitore Deçanit dhe Kosovës” duke shtuar se “disa prej këtyre fitoreve, sot e përmirësojnë jetën e juaj, por ka edhe shumë punë që duhet të kryhen”.

Duke kërkuar edhe një mandat për kryetarin Bashkim Ramosaj, Haradinaj tha se ai “ka treguar se është i aftë t’i kryej edhe punët më të vështira për Deçanin se është ai që është gjithmonë me ju”.

Haradinaj po ashtu, ka kërkuar votën edhe për asambleistët e AAK-së në Deçan duke e vlerësuar përkushtimin e tyre për qytetarët.

Shpërndaje në: