Haradinaj e sheh të habitshme shitjen e 55 pronave publike nga AKP: Ndoshta vet VV po donë me i ble për njerëzit e tyre

Haradinaj e sheh të habitshme shitjen e 55 pronave publike nga AKP: Ndoshta vet VV po donë me i ble për njerëzit e tyre

Kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për vendimin e AKP-së për privatizimin e disa pronave shoqërore.

“Komuna është aty, toka është aty nuk ka mundësi me pas keqpërdorim të atyre pronave se janë shoqërore dhe ligjore. Ato i duhen Kosovës, por në bazë të interesit të atij komuniteti”.

“E pash që Qeveria e ka marr një vendim të pjesshëm. Ajo që më shqetëson është një valë e re e privatizimeve dhe po duket që janë të ndërlidhura. Qeveria Kurti ka nxjerr në privatizim 55 prona shoqërore, apo ndoshta vetë VV-ja donë me i ble do prona për njerëzit e tyre”, tha ai.

Haradinaj tutje ka thënë se ky vendim i Qeverisë Kurti është i pjesshëm edhe i habitshëm.

“Tokat edhe të komunës edhe të AKP-së e çdo pronë në Kosovë, nëse është tokë e institucionet me këtë rast edhe AKP është shoqërore deri sa ato nuk shiten. Çdo Qeveri e ka një vizion, nëse donë rritje të vendeve të punës, aftësim të komunave, atëherë i jep mu shit. Vendimi i Kurtit i pjesshëm është i habitshëm, është me rëndësi që ai ta sqaroj pse”, tha ai.

“Krejt logjika qeverisëse është se kjo Qeveri lavdërohet me transparencë e me evidencë, po shihet se do të kemi vështirësi më ekonomi me këtë qasje”. tha ai.

Shpërndaje në: