Haradinaj: E vlerësoj gatishmërinë e Thaçit që t’i përgjigjet ftesës së Speciales

Haradinaj: E vlerësoj gatishmërinë e Thaçit që t’i përgjigjet ftesës së Speciales

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut.

Haradinaj deklaroi se në çdo rrethanë përgjatë historisë është dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e kjo dëshmohet edhe nga gatishmëria për t’iu përgjigjur drejtësisë, sado të padrejta qofshin ato.

Haradinaj tha se e vlerëson lartë gatishmërinë e presidentit Hashim Thaçi që t’i përgjigjet ftesës për intervistim nga Specialja.

Ai shtoi se nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.

Postimi i plotë:

Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasyshë pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi.

Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.

RH

Shpërndaje në: