Haradinaj: Edhe ne do t’ua ndalim zyrtarët në kufi nëse vazhdon kështu Serbia

Haradinaj: Edhe ne do t’ua ndalim zyrtarët në kufi nëse vazhdon kështu Serbia

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria e Kosovës i ka qëndrimet e saj dhe se nuk ka ndonjë ndryshim të këtyre qëndrimeve, sa i përket samitit që do të mbahet në Berlin.

Haradinaj është pyetur edhe për masat që do të ndërmarrë shteti i Kosovës ndaj ndalimit të zyrtarëve të Qeverisë nga komuniteti serb të cilët po ndalohen nga Policia serbe.

Tha se nëse vazhdojnë me këtë praktikë, ‘ Edhe ne dimë t’i ndalim’.

“Sa i përket masave që do të ndërmerren nëse vazhdon që Serbia të ndal zyrtarët e Kosovës,nuk do të heshtim karshi këtyre veprimeve. Për masat, nuk po paragjykoj çfarë masa, por nuk mund të heshtim kur zyrtarët tanë keqtrajtohen. Nëse vazhdojnë me këtë praktikë edhe ne dimë t’i ndalim”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: