Haradinaj: Flamuri i Kosovës po valon në majat botërore falë njerëzve si Arineta Mula

Haradinaj: Flamuri i Kosovës po valon në majat botërore falë njerëzve si Arineta Mula

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim alpinisten Arineta Mula, me ç’rast e ka falënderuar për promovimin që ajo po i bën Kosovës nëpër botë.

“Flamuri i Kosovës po valon në majet më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula. Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Së fundmi, për alpinisten Arineta Mula ka realizuar një reportazh edhe BBC, me titullin “Gruaja që pushtoi Everestin”. /Periskopi/

Shpërndaje në: