Haradinaj flet për punësimet e njerëzve të AAK’së në Telekom, ja çka thotë

Haradinaj flet për punësimet e njerëzve të AAK’së në Telekom, ja çka thotë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur për herë të parë për punësimet që po ndodhin në Telekom, e që janë familjarë të anëtarëve të kësaj partie.

Haradinaj ka thënë se Telekomin e ka gjetur në gjendje më të keqe se sa që është sot.

Në emisioni Debat me Ermal Pandurin në TV Dukagjini, Haradinaj, ka thënë se ‘tash nuk munden veç pse njerëzit janë në AAK mos me hy në punë”.

“Telekomi, qysh e kam gjetë unë kur jam ardhë edhe qysh është sot, nuk është, fatkeqësisht e kam gjetë në një gjendje cfare është, me problemet që ka, me praktikat që kanë ekzistu. Ka gjasa reale që kompania me u kthy në treg, edhe mendoj që qeky Berdia nuk është djalë i padijshëm, nuk është i Aleancës, aty ka qenë qe sa vjet, nuk është i jemi i afërt,” ka thënë Haradinaj.

“Ka punësime edhe telashe dhe disa njerëz nëse s’kanë qenë të partive, s’i kanë lanë me ardhë. Për shembull njerëzit e Aleancës kurrë s’i kanë lanë me ardhë në shprehje. S’i ka lanë kërkund me u afru Vala. Tash cka me ba që është Aleanca a hic mos me hi në punë. Nëse po thoni pse s’ka vende të punës ma shumë, unë pajtohem, unë cdo ditë që shkoj në parti e diskutojmë cështjen e papunësisë.

“Mu më thojnë partia jem, i nderumi kryeministër, të kena përkrahë, s’kena vende të punës. Në publik del lajmi që hini djali i këtij djali i atij, është bukur vështirë me i thanë dikujt djali yt le të rrin në rrugë, mund të ndodh që e ka shti baba në punë, mund të ndodh që është i dijshëm”, përfundoi Haradinaj./Periskopi/

Shpërndaje në: