Haradinaj: Gjykata Speciale ka dalë jashtë kontrollit, kanë për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së

Haradinaj: Gjykata Speciale ka dalë jashtë kontrollit, kanë për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se Gjykata Speciale me ftesat e shumta për intervistim për ish-ushtarët e UÇK-së ka dalë jashtë kontrollit.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Haradinaj ka thënë se këto ftesa kanë për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së.

Ai ka theksuar se këto ftesa ia kujtojnë thirrjet e kohës së Rrahman Morinës.

Sipas tij, numri i madh i ftesave të kësaj gjykate tregon se kjo gjykatë nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuza.

Shpërndaje në: