Haradinaj: Gruaja, nëna dhe vajza janë faktorë kyç në proceset më të rëndësishme të vendit

Haradinaj: Gruaja, nëna dhe vajza janë faktorë kyç në proceset më të rëndësishme të vendit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa gra në Prishtinë.

Ai thotë se gruaja, nëna dhe vajza, janë faktorë kyç në proceset më të rëndësishme të vendit.

‘Me disa zonja të kryeqytetit, në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor, shpalosa zotimet tona për një Kosovë, ku gruaja, nëna dhe vajza, janë faktorë kyç në proceset më të rëndësishme të vendit. Koncepti 100% shtet u garanton grave mundësi të barabarta në punësim dhe edukim, pagë të barabartë për punën e njejtë, lehtësira të vazhdueshme në të bërit biznes dhe subvencionim nga shteti për ndërmarrësi’, ka shkruar Haradinaj në Facebook./PERISKOPI/

Shpërndaje në: