Haradinaj harron Hagën e dorëheqjen – argëtohet në një dasmë
Ish-kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj është parë teksa po argëtohej në një dasmë – raporton Periskopi.
Në disa fotografi të publikuara nga deputeti Milaim Zeka, shihen se në atë dasmë përveç tyre, po merr pjesë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Zeka ka shkruar se sonte po argëtohen së bashku, pozitë e opozitë.
Përndryshe, Haradinaj mbrëmë është kthyer nga Haga, ku u intervistua nga Prokurorë të Gjykatës Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.
Javën e kaluar ai kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit, për shkak të ftesës që i ishte bërë nga Specialja./PERISKOPI






