Haradinaj hedh dyshime ndaj Kurtit: Mbi 30 milionë i ka dërgu në veri, ku i mori gjithë këto para?

Haradinaj hedh dyshime ndaj Kurtit: Mbi 30 milionë i ka dërgu në veri, ku i mori gjithë këto para?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar situatën e fundit për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë duke akuzuar kryeministrin Kurti.

Hardinaj ka thënë se është pikërisht ky kryeministër që e ka pengu Kosovën në të kaluarën për investim në energji elektrike, përcjell Periskopi.

“I njëjti njeri cdo hertë e ka pengu Kosovën me investu në energji. Ka qenë i zëshëm mos me na leju me gjet burime të reja. Cdoherë kundër investimeve”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje shtoi se është pikërisht Kurti, kryeministri i parë që dha mbi 30 milionë euro për veriun, duke lënë në pikëpyetje se nga kjo shumë aq e madhe është duke u pasuruar dikush.

“I pari kryeministër që dha kaq shumë pare për veriun. Mbi 30 milionë i ka qu në veri, ky kryeministër. Dikush po pasurohet. Meri të gjitha shifrat se sa pare i kemi dhanë na për veri. Pse gjithë këto dhjetëra milionë u dhanë në veri. Pyetja është kah i ka marrë Kurti gjithë këto pare. Le ta gjen prokuroria. Ka dyshime serioze”, përfundoi Haradinaj./Periskopi.com/

Shpërndaje në: