Haradinaj homazhe te shtatorja e Hasan Prishtinës

Haradinaj homazhe te shtatorja e Hasan Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe te shtatorja e Hasan Prishtinës në Vushtrri, e cila u përurua në sheshin që mban emrin e tij, në shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të kësaj komune.

Duke vlerësuar lart figurën e veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, kryeministri Haradinaj tha se nderojnë njërin nga themeluesit e shtetit shqiptar, i cili jetën, pasurinë dhe intelektin e vet e shkriu për lirinë e popullit tonë.

“Hasan Prishtina është shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë se si duhet ta duam dhe ndërtojmë vendin tonë. Përherë falënderues për rolin historik të themeluesit të shtetit shqiptar”, tha  Haradinaj.

Shpërndaje në: