Haradinaj i ndan medalje Zeqir Kiqinës “për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”

Haradinaj i ndan medalje Zeqir Kiqinës “për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familja e Zeqir Kiqinës, pasi këtij të fundit i ka vdekur nëna.

“Sot me bashkëpunëtorë për ngushëllime në familjen e mikut dhe kolegut tim Zeqir Kiqina, pas ndarjes nga jeta të nënës së dy luftëtarëve të lirisë, Shehides. Ndamë dhembjen me këtë familje atdhetare, me të cilën na lidh historia e ditëve të lavdisë.” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Tutje bëhet e ditur se medalja quhej “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

Shpërndaje në: