Haradinaj i përgjigjet Abdixhikut: Jo 10, por vetëm 5 ditë fushatë zgjedhore

Haradinaj i përgjigjet Abdixhikut: Jo 10, por vetëm 5 ditë fushatë zgjedhore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar letër nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit ka kërkuar shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.

Haradinaj në anën tjetër ka thënë se qëndrimi i AAK-së duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë është që fushata të shkurtohet vetëm në 5 ditë.

“Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton lajmi.net.
Haradinaj ka thënë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.

Shpërndaje në: