Haradinaj ia kujton Kurtit deklaratën e 2015-ës për rrymën: “Cilit Albin me i besu?!”

Haradinaj ia kujton Kurtit deklaratën e 2015-ës për rrymën: “Cilit Albin me i besu?!”

Qeveria sot ka marrë vendim që të aprovojë propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e tarifave të rrymës për disa grupe të konsumatorëve. Megjithatë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vitin 2015 kishte thënë se ZRRE deri tani është sjellë si zyrë e kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESCO, përcjell Periskopi.

“Zyra e rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet”, kishte thënë Kurti më 2015.

Për këtë situatë ka reagur Daut Haradinaj i AAK-së ku përmes një postimi në facebook të bashkangjitur me një foto të Kurtit ka shkruar: “Cilit Albin me i besu!?

Postimi i Haradinajt:

Shpërndaje në: