Haradinaj – investitorëve nga diaspora: Keni shkuar jashtë si punëtorë krahu, por keni qenë luftëtarë  

Haradinaj – investitorëve nga diaspora: Keni shkuar jashtë si punëtorë krahu, por keni qenë luftëtarë  

“Heronjtë e ri, jeta jonë përpara, është e bazuar në krijuesit që krijojnë vlerë të re ekonomike. Këta janë njerëzit më të vlefshëm, heronjtë tanë dhe për atë jam qendër e djathtë”, kështu tha kryeministrii i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa, organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se, për mijëra vjet nuk kanë arritur ta përmbyllin mjaftueshëm të drejtën e tyre, por edhe nga ata që nuk kanë hequr dorë nga ajo e drejtë.

Kryeministri Haradinaj potencoi faktin se ata që kanë shkuar jashtë për të punuar, kanë qenë punëtorë krahu, por duke qenë luftëtarë, kanë arritur këtu ku janë sot, duke i lutur që t’i kujtojnë ato ditë të vështira të fillimit dhe të mos lejojnë që pengesat t’i ndalin, sepse Kosova ka mundësi të mëdha dhe të gjithë janë të interesuar të ecit përpara.

Kryeministri Hardinaj tha se është i vendosur të shkojë kah e djathta për shkak të politikave ekonomike të së djathtës, duke shtuar se nëse shumë prej sipërmarrësve hapin vende të reja të punës, kthehet djersa e tyre në këtë vend, atëherë dihet se kush është populli jonë.

Kryeministri Haradinaj tha se prej asaj që ka bërë në jetë, ka vendosur të hyjë në strehën e sipërmarrësve, të ecë pas tyre, të shkelë hapave të tyre me politika, në mënyrë që të ndodhë zhvillimi ekonomik në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj, në fund të fjalës së tij, tha se është me rëndësi që kanë nevojë që të kuptohen nga qeveritë e vendeve me rëndësi, si,ajo e Gjermanisë, Amerikës, Italisë, Zvicrës, Francës dhe për këtë sipërmarrësit mund të bëjnë shumë.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,  tha se si Qeveri e Kosovës kanë vendosur të lëvizin nga fjalët në vepra konkrete dhe sot me nënshkrimin e marrëveshjeve me Unionin e Bizneseve të Gjermanisë, do t’i jepet në dispozicion bizneseve të diasporës, Parku i bizneseve të Malishevës, me afro 80 hektarë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se është hera e parë që Qeveria e Kosovës iu ofron mundësi konkrete përfaqësuesve të bizneseve të diasporës për investime në Kosovë.

“Ky është vetëm hapi i pare dhe sipas kërkesave të bizneseve do t’iu ofrojmë edhe lehtësira të tjera në mënyrë që zhvillimin ekonomik të vendit tonë ta bëjmë së bashku”, tha ministri Shala.

Në fund të kësaj konfernece u bënë nënshkrime të marrëveshjeve dhe kontratave në mes të kompanive nga Kosova dhe atyre nga Finlanda, Austria dhe Gjermania, si dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes Unionit/Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

 

Shpërndaje në: