Haradinaj: Ja si do ta rregullojmë çështjen e pranimit teknik të 42 mijë banesave

Haradinaj: Ja si do ta rregullojmë çështjen e pranimit teknik të 42 mijë banesave

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK’ja, Daut Haradinaj  ka thënë se thotë koha e neglizhencës dhe burokracive ka marrë fund për kryeqytetin,

Haradinaj në një intervistë të shkurtë për Metron ka thënë se gjatë mandatit të tij do të krijojë 50 komisione për të monitoruar objektet banesore.

“Kemi me i kriju nëse është nevoja mbi 50 komisione dhe në përpjestim me 24 muaj do të thotë se të gjitha objektet që i plotësojnë kushtet do ta kenë pranimin teknik”, ka thënë ndër të tjerash Haradinaj.

Më poshtë ju sjellim intervistën:

Metro: Keni premtuar se do e mbyllni për dy vite pranimin teknik të mbi 40 mijë objekteve banesore?!  Si do e realizoni këtë?

DH: Kryetari i komunës nëpërmes Drejtorisë së Urbanizmit mundet me kriju komisionin vlerësues në bazë të ligjit dhe kjo mund të realizohet me lehtësi, pasi që këto komisione janë nga ekspertët e fushave dhe jo pjesë e administratës. Kemi me i kriju nëse është nevoja mbi 50 komisione dhe në përpjestim me 24 muaj do të thotë se të gjitha objektet që i plotësojnë kushtet do ta kenë pranimin teknik.

Metro: A ju lejon ligji?

DH: Po, dhe për këtë arsye po ju jap shembullin ( shih dokumentin më poshtë)  e ish-drejtorit të Urbanizmit, Liburn Aliu që e ka emëru komisionin në vitin 2015, por që deri më sot asnjë objekt nuk e ka përfundu e as që është ftuar ndonjëherë ky komision. Koha e neglizhencës dhe burokracive ka marrë fund.

Shpërndaje në: