Haradinaj: Jemi duke e diskutuar planin për pishinë olimpike në ‘Pallatin e Rinisë’

Haradinaj: Jemi duke e diskutuar planin për pishinë olimpike në ‘Pallatin e Rinisë’

Kandidati për kryetar të Prishtinës në radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se është duke u diskutuar formimi i pishinës olimpike në “Pallatin e Rinisë”.

Haradinaj e ka treguar edhe planin si duhet bërë kjo.

“Tash pishinën olimpike jemi duke e diskutuar. Një pjesë e madhe e njerëzve të vazhdohet me projektin e vjetër ashtu sic ka qenë parkingu mbrapa, ndërsa të lidhet me pishinën olimpike, ku parkingu më pas do jetë nëntokë. Ka logjikë, pastaj është palestra e madhe. Ka mundësi të bëhet edhe me solar kulmin e pallatit për shkak se ka një parametër të jashtëzakonshëm që komplet pallati i rinisë mundet me u vetëfurnizu. Po flasim për gjithcka të thjeshtë”.

“Nuk po du t’a kritikoj askënd por kanë mundur të bëhen këto gjëra”, ka thënë Haradinaj./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: