Haradinaj kërkon nga qeveria të përkujdeset për Invalidët e Luftës

Haradinaj kërkon nga qeveria të përkujdeset për Invalidët e Luftës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria Kurti të mos i neglizhojë obligimet që ka karshi invalidëve të luftës së UÇK-së.

Ai ka thënë se shumë invalidë të luftës kanë nevojë për proteza për të ecur.

“Gjatë luftës çlirimtare, mijëra bashkëluftëtarë u plagosën dhe u lënduan, e shumë prej tyre kanë nevojë për proteza për të ecur, parë e funksionuar normalisht në jetën e përditshme. Ato proteza duhet të ndërrohen periodikisht dhe pasi që janë të papërballueshme për xhepin e invalidëve, zakonisht qeveria merr përsipër këto shpenzime.  Në mungesë të trajtimit dhe kujdesit për invalidët e luftës nga kjo qeveri, ka pasur organizim nga bashkatdhetarët, në rastin e ndërrimit të protezave për luftëtarët e dalluar të UÇK-së, Naim Qerimaj dhe Selmon Hasanaj”.

“Falënderoj veçanërisht bashkatdhetarët Shkelzen Sadikaj dhe Bajram Mulaj, si dhe secilin emër për emër që kontribuoi për këta luftëtarë lirie. Janë edhe shumë të tjerë që kanë nevojë për këtë ndihmë. Kërkoj që qeveria e Kosovës të mos neglizhojë detyrat e veta dhe obligimin që e kemi për Invalidët e Luftës dhe sikur qeveritë para saj, të mbështes këtë trajtim të nevojshëm shëndetësor”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Shpërndaje në: