Haradinaj: Kosovën e mbrojtëm në mandatin e parë, tash koha për ekonomi, shëndetësi e arsim

Haradinaj: Kosovën e mbrojtëm në mandatin e parë, tash koha për ekonomi, shëndetësi e arsim

Kryeminsitri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se tri gjëra i ka shumë të rëndësishme nëse arrin ta fitojë besimin për të udhëhequr me Kosovën edhe për një mandate.

Zhvillim ekonomik, sistem shëndetësor e arsim kualitativ, ka thënë se janë tri fokuset e tij gjatë bashkëbisedimit me qytetarë të Suharekës.

Këtë gjë ai e ka thënë pasi që ka vlerësuar se Kosova është mbrojtur gjatë mandatit dyvjeçar nga përpjekjet për copëtim.

“Çka ka met tash? Zhvillim ekonomik e hapje e vendeve të reja të punës. E po ashtu nuk muj mas 20 vjete hala mos me krijue sistem shëndetësor, që e garanton shëndetin e qytetarëve. Po mujm me kriju ushtrinë, po mujm me qitë taksën, po mujmë me majtë venin tonë, atëherë pse s’mundemi me kriju sistem shëndetësor”, ka thënë ai

Edhe Arsimi Haradinaj ka thënë se do të jetë një prej qëllimeve kryesore të tij. Arsimin e ka ndërlidhur me ardhjen e investimeve të huaja,

“Arsimin e kemi me rëndësi. Nëse e ki fëmijën e shkollum mirë, investitori t’i bjen fabrikat më lehtë”, ka thënë ai.

“Më 6 tetor, ju lutna votone Suharekën, votone shpinë e juj”, ka shtuar Haradinaj në fund.

 

Shpërndaje në: