Haradinaj kujton Agim Ramadanin: E kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij

Haradinaj kujton Agim Ramadanin: E kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin e kombit, Agim Ramadani-Katana, në 22-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se betejat bëhen nga heronjtë, ku ka kujtuar të rënët në thyerjen e kufirit mes shqiptarëve.

“Betejat bëhen nga Heronjtë. Kujtojmë sot trimat e UÇK-së, Heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Agim Ramadani e kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij.

“Të udhëhequr nga Agim Ramadani, luftëtari, artisti e shkrimtari që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij. E liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj”, ka përfunduar Haradinaj.

Shpërndaje në: