Haradinaj kujton të rënët në Abri të Epërme: Të paharruar janë ata që sakrifikuan për Atdheun

Haradinaj kujton të rënët në Abri të Epërme: Të paharruar janë ata që sakrifikuan për Atdheun

 Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Ish komandanti i Zonës së Dukagjinit dhe njëheresh Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka kujtuar të rënët e asaj dite historike.

Haradinaj i quajti të paharruar ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri.

“26 shtatori shënon ngjarje të rëndësishme për historinë tonë, sa krenare aq edhe tragjike. Me 1998, heroikisht do të bien në përballje me armikun, mësuesi Vesel Demaku me dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari. Po atë ditë, barbarët ekzekutuan familjen Delia, po në Abri, pa kursyer askënd nga foshnja disa muajshe e deri te plaku nëntëdhjetekatër vjeçar. Me 1991, populli i Kosovës votoi masovikisht në referendum për t’u deklaruar për Kosovën e pavarur. Akt historik, që vulosi vullnetin tonë dhe i dha shtytje procesit për liri e pavarësi. Të paharruar janë ata që sakrifikuan për Atdheun”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në: