Haradinaj kundër Stoltenbergut, ia përsërit: Ushtria votohet më 14 dhjetor

Haradinaj kundër Stoltenbergut, ia përsërit: Ushtria votohet më 14 dhjetor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ia ka përsëritur qëndrimin shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg se Kosova do të votojë për ushtrinë më 14 dhjetor.

Sot gjatë ditës është publikuar lajmi se Stoltenberg përmes një bisede telefonike me Haradinajn, ka ngritur shqetësime për transformimin e FSK-së në ushtri dhe se një veprim i tillë do të kishte pasoja negative për perspektivën euro-atlatike të Kosovës.

Mediat raportojnë se Haradinaj ia ka ripërsëritur sekretarit të përgjithshëm të NATO-s që Ushtria votohet më 14 dhjetor.

Shpërndaje në: