Haradinaj – Kurtit: A është baba i tenderëve Nexhati, ende kryekriminel, apo është bërë i mirë?

Haradinaj – Kurtit: A është baba i tenderëve Nexhati, ende kryekriminel, apo është bërë i mirë?

Ramush Haradinaj ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, se a është bërë ‘baba i tenderëve Nexhat Krasniqi i mirë gjatë qeverisjes së tyre’, apo ende vazhdon të mbetet ‘kryekrimineli’, që sic thotë Haradinaj, kështu e kanë etiketuar Vetëvendosja gjatë qeverisjes së tij, z.Krasniqi.

“Duhet të kujdesemi për veten se qeveria nuk ka qenë këtu me u kujdesë në mënyrën e duhur. Kryeministër, kam pyet tre ministra të juaj, të drejtësisë, transportit dhe të rendit, për babën e tenderëve, që emrin e ka Nexhat Krasniqi.I pyes në cdo seancë dhe nuk kam përgjigje. Po ju pyes kryeministër, a është Nexhati ende kryekriminel?”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/

Shpërndaje në: