Haradinaj: Kurti është mashtrues, po i shkakton pasoja vendit

Haradinaj: Kurti është mashtrues, po i shkakton pasoja vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues sipas të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai në emisionin “Five”, ka thënë se, qeverisja jo e mirë e Kurtit, po shkakton pasoja të mëdha në vendin tonë.

Haradinaj ka thënë se e ka mbështetur Kurtin sa i përket dialogut me Serbinë por jo edhe për çështjet tjera.

“Albin Kurti është kryeministër mashtrues, e kam shpjegu shumë herët, i ka mashtru të gjithë në mënyrën më të mirë të mundshme, po i del mashtrimi në të gjitha aspektet e qeverisjes së tij, si qeveri është humbëse, dhe po i shkakton pasoja vendit”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se marrëveshja me Serbinë dhe kryeministri Kurti dallojnë. Sipas tij, marrëveshja nuk është shkruar nga Kurti por nga partnerët ndërkombëtarë.

Haradinaj u shpreh se nuk është duke e përkrahur Kurtin por marrëveshjen me Serbinë, sipas tij këtu ka dallim të madh.

Shpërndaje në: