Haradinaj: Kurti pa e pru debatin te vëllai a baxhanaku, sot kemi mujt me u zgju me grevën e ndërpreme

Haradinaj: Kurti pa e pru debatin te vëllai a baxhanaku, sot kemi mujt me u zgju me grevën e ndërpreme

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK’së sonte në Debat Plus thotë se kryeministër Albin Kurti duhet të lë anash inatin me sindikatat, por t’ua përmbushë kërkesat minimale, transmeton Periskopi.

‘’Unë habitem sa e kanë toleru sindikatat Qeverinë Kurti. Kanë qenë mjaft të sjellshëm me të. Nuk e kuptoj këtë iati, paranojë, logjikë. Ka mujt pa e pru debatin te vëllai a baxhanaku (se tash po kuptohet se baxhanak është më i rëdnësishëm. Sot kemi mujt me u zgju me grevën e ndërpreme’’, tha ai.

‘E pakuptimtë prej Kurtit që nuk po e pranon një kërkesë minimale. Është e habitshme. Unë nuk përkrahë grevë por një kërkesë legjitime të drejtë për 100 euro plus në pagë. Jo Jasharajn por mësidhënësit. ‘,shtoi ai./PERISKOPI/

Shpërndaje në: