Haradinaj: Kurti po thotë se Amerika po do me na nënshtru me projektin e gazit

Haradinaj: Kurti po thotë se Amerika po do me na nënshtru me projektin e gazit

Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti, po thotë se me projektin e gazit ‘Amerika po don me na nënshtru’.

“Kryeministri po na e bën të qartë që ky po thotë se këto pare po do me i cu dikah tjetër. Në rregull kryeministër, ju po thoni se Amerika po na nënshtron, prej tutes na me e bë një projekt të shtrenjtë. Po dojnë me na pru punën që na mos me ditë cka ndodhë në fund.  Po harroni me thënë se 200 milionë janë falë, 100 milion kredi e butë, 20 të tyre grand, një central për energji me gaz në Kosovë, pastaj pronare Kosova, krejt këto elemente nuk janë pjesë e diskutimit.  Pra a po na thoni ju lutem, cili është plani juaj edhe pse ju po keni siguri mos me e pranu këtë projekt për shkak të kostos, se nuk po e dini kosoton, krahasu me cka? Ju keni vendosë politikisht mos me e vazhdu këtë projekt, për inati të qeverisë Hoti a Haradinaj a cka se s’po e di. A po na tregoni cili është problemi, a keni problem me Amerikën?”, tha Haradinaj./Periskopi

 

 

 

 

Shpërndaje në: