Haradinaj: Kurti shkon në SHBA ndoshta vetëm si turist por jo si zyrtar i Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk dëshiron të shkojë në Uashington të SHBA-së.

Haradinaj tha se Kurti në Uashington shkon vetëm kur s’ka qare. Sipas Haradinajt, Kurti nuk ka dëshirë të shkojë atje për shkak se është larguar nga Amerika.

“S’mendoj që kryeministri do me shku në Uashington. Pra, nuk dëshiron. Ky do të ishte shku veç nëse s’ka qare.  Ky nuk e ka as në njdenjë as dëshirë me shku atje, nuk do, nuk shkon. Si turist ndoshta, për qejfi. Por, si zyrtar i Kosovës nuk dëshiron me shku se shihet se i ka ik amerikanëve, në cdo temë ju ka ikur, vazhdimisht ju ka ikur, qasjen në dialog. Pra, tash ne jemi fajtor pse s’po ndodh dialogu, kur në fakt është Serbia”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se Kurti nuk e respekton SHBA-në, madje ndihet më komod në gjirin e disa lëvizjeve të majta që grafitojnë në Moskën e Rusisë.

“Kjo nuk është respekt për Amerikën. Ky ik prej tyre, ky ndihet ma komod në gjirin e disa lëvizjeve të majta evropiane, të cilat lëvizje për fat të keq, gravitojnë deri në Moskë”, shtoi Haradinaj.

Albin Kurti gjatë muajit shtator kishte premtuar në Kuvend para deputetëve se planifikon të shkojë në Uashington gjatë muajit nëntor.

Muaji nëntor shkoi, ndërsa plani i Kurtit për të shkuar në Uashington nuk u realizua, por mbeti vetëm synim.