Haradinaj – Kurtit: A mundeni me na tregu kur keni me sjellë gaz ma lirë sesa 200 milionë pare falë t’Amerikës

Haradinaj – Kurtit: A mundeni me na tregu kur keni me sjellë gaz ma lirë sesa 200 milionë pare falë t’Amerikës

Gazi amerikan ka përplasur edhe një herë kryeministrin Kurti dhe deputetin Ramush Haradinaj.

Ja replikat mes tyre :

Haradinaj: Kryeministri na njoftoi se ky ka vendosë që në emër të Kosovës, në emrin e taksa paguesve të Kosovës, ky ka vendosë me i deviju fondet e MCC-së amerikane në drejtime të tjera të energjisë.Meqë ju keni vendosë, se ju keni vendosë me i cu në drejtime të tjera të energjisë. A mundeni me na tregu kur keni me sjellë  gaz në Kosovë ma lirë se sa 200 milionë pare falë të Amerikës.

Kurti: Ne e kemi qartësuar disa herë dhe nuk është hera e parë që i përgjigjem pyetjes së njëjtë. Granti nuk është humbur e as nuk ka qenë në rrezik të humbet. Ne kemi vendosur që grantin ta shfrytëzojmë për investime tjera, qeveria nuk ka vënë kushte për këtë fond e as MCC nuk ka vënë kushte ndaj qeverisë. Qeveria e Kosovës thjesht e ka vlerësuar me kujdes projektin.

Haradinaj: Ka shumë të pasakta në atë që thoni kryeministër, paret janë dediku për gazsjellësin.

Kurti: Po e instrumentalizoni Amerikën kundër kryeministrit të Kosovës. Nuk ndreqet aleanca me Amerikën për do gypa./Periskopi

Shpërndaje në: