Haradinaj-Kurtit: Para dy vjete s’ka guxu kurrkush me i dalë në rrugë Njësisë Speciale në Veri

Haradinaj-Kurtit: Para dy vjete s’ka guxu kurrkush me i dalë në rrugë Njësisë Speciale në Veri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur sot në Kuvend për dy aksionet e Qeverisë Kurti në Veri të vendit.

Haradinaj ka pyetur kryeministrin e Kosoëvs, Albin Kurtin se projekt i kujt është dorëzimi i Veriut tek Serbia.

Po ashtu, kryetari i AAK-së ka thënë se para dy viteve askush nuk ka guxuar t’i dalë në rrugë Njësisë Speciale të Kosovës.

“Herën e parë është mbajt peng Policia në pikat doganore. Dhe herën e dytë ka arrit me qenë mjaftueshëm me qenë në konflikt me grupet kriminale”

“Po bëhet qëllimshëm për me e dorëzu Veriun, është projekt diku, dhe nuk e di pse po bëhet kjo. Dy vjet ma herët policisë tonë s’ka guxu kurrkush me i dalë në rrugë në Veri.”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/

Shpërndaje në: