Haradinaj – Kurtit për mungesën e energjisë: Qysh kemi me e kalu dimrin, çoi ministrat në një shator le të mërdhihen pak

Haradinaj – Kurtit për mungesën e energjisë: Qysh kemi me e kalu dimrin, çoi ministrat në një shator le të mërdhihen pak

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me krizën energjetike, që duket se Kosovës po i troket në derë.

“Me gjasë po hyjmë në një krizë energjetike, dhe deshta ta pyes kryetarin e qeverisë, si do ta kalojmë këtë dimën? Sa e vështirë do të jetë për qytetarët, për ekonominë? Refuzimi i investimit në Kosovën e Re, mbi 1.2 miliard dollar, investim amerikan dhe 450 MB në energji të qëndrueshme në cmim.

Meqë po e shohim se ky dimër do të jetë i vështirë, na tregoni ju lutem si do ta kalojmë situatën.

Zhvendoseni një pjesë të kabintetit tuaj në KEK, në një shator atje le të mërdhihen pak ministrat”, ka thënë Haradinaj./Periskopi

Shpërndaje në: