Haradinaj: Lirimi i Lushtakut, hapi i parë për vënien e drejtësisë

Deputeti i rizgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se besimi në drejtësi vetëm sa po rëndohet me mos-lirimin e Sylejman Selimit.
Sipas Haradinajt, sistemi i drejtësisë po turpërohet më tepër, duke qenë se për dikë është nënë e për dikë njerkë.
Haradinaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook” po ashtu ka thënë se lirimi i sotshëm i Lushtakut, është fillimi i vënies së drejtësisë në vend.
Mos-lirimi i Sylës dhe shokëve të tij vetëm sa e rëndon besimin në drejtësi.
Për dikan nanë e per dikan njerkë, kjo vetëm sa e turpëron edhe ma tej këtë sistem të brishtë të drejtësisë.
Lirimi i i Samis është hapi i parë për vënien e drejtësisë në vend.