Haradinaj: Macron nuk është nga Gllogjani e Jabllanica me bërtit në takime

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se në asnjë moment presideni francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk e kanë ngritur zërin në takimin e tyre në Samitin në Berlin derisa i kanë kërkuar ta heq taksën.

Haradinaj thotë se gjatë bisedës me Macronin kanë folur bashkë në gjuhën frënge dhe ata asnjëherë ai nuk ka ngritur zërin gjatë bisedave. Ai thotë se nuk është në kulturën atyre liderëvve që të ngrisin zërin derisa flasin.

“Jo se s’jonë asi njerëz. Kanë kulturë, nuk janë prej Jabllnice a prej Gllogjani me tone, me ato. Ndryshe i bëjnë ata punët. Nuk bëjnë ashtu as nuk kanë pasur nevojë të bëjnë ashtu. Por, kanë kërku që të hiqet taksa, kanë bërë përpjekje, kanë insistu për gjuhë jashtëzakonisht mirësjellëse”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Nëse flitet për mënyrën e sjelljes, Haradinaj thotë se mund të ketë pasur rast kur ai e ka tepruar, por kurrsesi liderët evropianë.

“Shkallën e mirësjelljes e kanë shumë më të lartë se sa ne. Mund të ketë pasur rast kur unë e kam tepruar, por jo ata”, ka thënë Kryeministri.

Shpërndaje në: