Haradinaj më 6 qershor në Berlin, ja çka do t’i kërkojë kancelares Merkel

Haradinaj më 6 qershor në Berlin, ja çka do t’i kërkojë kancelares Merkel

Kryeministri Ramush Haradinaj do të qëndrojë në Berlin në muajin qershor në një vizitë dy ditore. Më 6 qershor, kryeministri Haradinaj do të takojë edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Zyra e kryeministrit, në një përgjigje për Periskopin, ka thënë se nuk dihet ende agjenda e plotë e këtij takimi, por thonë se kërkesa e Haradinajt tashmë dihet, e ajo është liberalizimi i vizave.

“Me ftese te kreut te Bundestagut gjerman do te marr pjese ne lutjet e mengjesit qe organizohen atje. Pastaj do te kete takime me deputete te Bundestagut, si dhe me 6 qershor do te zhvilloj nje takim pune me Kancelaren Merkel”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për Periskopin.

Megjithëse nuk dihet agjenda e plotë e kësaj vizite të Haradinajt në Gjermani, nga Kryeministria thonë se Haradinaj shkon atje me kërkesë për liberalizimin e vizave.

“Agjenda ende eshte ne finalizim, do ju njoftojme me kohe per detaje te tjera. Derisa tashme dihet qe kerkesat e Kryeministrit Haradinaj jane mbeshtetja e Gjermanise ne procesin e liberalizimit te vizave, dialogut dhe fuqizimin e marredhenieve bilaterale”, thuhet në përgjigje.

Më 29 prill në Berlin, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, kanë organizuar një samit ku kanë qenë pjesëmarrës liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Atje është folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pas këtij samiti, edhe më 1 korrik të këtij viti, organizohet një tjetër samit në Paris, por atje nuk do të jenë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, por vetëm Kosova dhe Serbia. /Periskopi/

Shpërndaje në: