Haradinaj: Me deklaratat për luftë, Kurti po mundohet t’i mbulojë dështimet e Qeverisë së tij

Haradinaj: Me deklaratat për luftë, Kurti po mundohet t’i mbulojë dështimet e Qeverisë së tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur retorikë artificiale deklarimet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për luftë të mundshme në Ballkan.

Sipas tij, këto deklarimet kanë vetëm një qëllim për t’ia rritur çmimin paktit për mos sulm që pritet të nënshkruhet nga liderët e të dy vendeve, shkruan Ekonomia Onlin.

Madje ai tha se Kurti po mundohet me këtë deklarimet që të mbulojë edhe dëshmimet e Qeverisë së tij.

“Për mu është e dhimbshme një retorikë artificial për t’ia arritur çmimin paktit për mos sulmim, me mbuluar marren e një marrëveshje, paktin për mos sulmim dhe dështimet e kësaj Qeverie. Jemi falënderues NATO-s për paqenë në Ballkan dhe nuk lejon destabilizim të Ballkanit”.

“Jemi të interesuar që ta thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë. Kemi veçuar disa tema të rëndësishme. Kemi filluar me çështjen e shtetësisë për të gjithë shqiptarët.

“Iniciativë e imja ka qenë me vite një pakt i paqes, e kemi diskutuar çështjen e hekurudhës, kemi folu për bashkëpunimin me energji, është qudi që mos të bashkë investojmë në energji”.

“Kemi folur edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi, për njohje reciproke e jo për arritje që na kthejnë mbrapa”.

“I ka pa në vazhdimësi rreziqet për situatën energjetike dhe e kam nde rrezikun e kam paraparë një katastrofë energjetike. Dje iu kam drejtuat Kurti me një kërkesë dorëheqjen nga përgjegjësi e vet, këtë po ia thotë një njeri që ka përvojë. Është menaxhim i keq çështja e reduktimeve, faji dihet ku është, është kjo Qeveri”.

Shpërndaje në: