Haradinaj me kongresmenin Torres, në darkë te familja e njohur shqiptare në ShBA

Haradinaj me kongresmenin Torres, në darkë te familja e njohur shqiptare në ShBA

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron për vizita disa ditore në ShBA.

Së fundi, Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se bashkë me kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB Ferit Hoxha dhe Harry Bajraktari kanë qëndruar në shtëpinë atdhetare të familjes Gecaj.

Shkrimi i plotë:

Nder i veçantë mbrëmë, darka në shtëpinë e familjes atdhetare Gecaj, me mikun e madh të shqiptarëve kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB z. Ferit Hoxha, z. Harry Bajraktari dhe shumë miq të tjerë të çmuar. Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme. Faleminderit për mikpritjen Rrustem Gecaj.

Shpërndaje në: