Haradinaj mesazh Kurtit dhe Mustafës: Mund ta provoni rrëzimin e Qeveriës por jemi tuj i kry do punë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar nismën e opozitës për të organizuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Ai ka thënë se është e drejtë legjitime kjo e opozitës, duke shtuar se ‘njëherë Qeveria është duke punuar’.

“Mocioni është process legjitim i opozitës, mendoj se opozita po i zbaton të drejtat e veta. Njëherë jemi tuj punu, vota nuk mundemi me iu dhanë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi.

Dje janë takuar kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa dhe pas takimit, kanë paralajmëruar se do të organizojnë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: