Haradinaj mesazh Kurtit: Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht

Haradinaj mesazh Kurtit: Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit për reciprocitet me Serbinë në lidhje me targat dhe dokumentet e identifikimit, gjë që nxiti protestën e serbëve mbrëmë në veri të Mitrovicës, ku u bllokuan rrugët për në pikat kufitare në Jarinje dhe Bernjak.

Në postimin e tij, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk ka komoditetin që të bëjë eksperimente, duke shtuar se çdo veprim i lënë në gjysëm të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën.

“Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente. Operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit, duhet të studiohen, të analizohen e të shpjegohen mirë. Çdo veprim i lënë në gjysëm të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën. Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë dhe duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me aleatët e sigurisë. Afati prej 30 ditësh për zbatimin e reciprocitetit duhet të shfrytëzohet me shumë seriozitet. Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri. Kushtetuta e vendit është më e fortë sesa kriminelët në veri, e të paditurit e praktikantët në qeveri”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të votojë Ligjet e të forcojë Policinë e Kosovës, duke apeluar për votimin e Ligjit për Paga dhe Ligjet për Sigurim Shëndetësor e Pensional.

“Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë, ligjn për paga dhe ligjet për sigurim shëndetësor e pensional. Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente. Operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit, duhet të studiohen, të analizohen e të shpjegohen mirë. Çdo veprim i lënë në gjysëm të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën.

Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë dhe duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me aleatët e sigurisë.

Afati prej 30 ditësh për zbatimin e reciprocitetit duhet të shfrytëzohet me shumë seriozitet.

Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri.

Kushtetuta e vendit është më e fortë sesa kriminelët në veri, e të paditurit e praktikantët në qeveri.

Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë, ligjn për paga dhe ligjet për sigurim shëndetësor e pensional. Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht.

Shpërndaje në: