Haradinaj – Muratit: Zoti ta qoftë sabrin për humbjet serbe

Haradinaj – Muratit: Zoti ta qoftë sabrin për humbjet serbe

Daut Haradinaj, ish deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas kërkim faljes që ka bërë Ministri i Financave, Hekuran Murati, për deklaratat e bëra vite më parë ku ofendonte veteranët.

Haradinaj, në reagimin e tij ka thënë se nuk mjafton fakti që Murati ka kërkuar falje.

Tutje, ai ka thënë se, Murati do duhej t’i numëronte dëshmorët e Kosovës, e jo ushtarët e vrarë serbë.

“Mirë që ka kerku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar. Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe!”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në: