Haradinaj në ambasadën britanike në Prishtinë: Nderim për Mbretëreshën Elizabeth II

Haradinaj në ambasadën britanike në Prishtinë: Nderim për Mbretëreshën Elizabeth II

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në “Librin e Ngushëllimeve” për Mbretëreshën Elizabeth, në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

“Nderim për Lartmadhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II. Mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Falënderim Ambasadorit Nicholas Abbott për kujdesin. Jetë të gjatë, Mbretit Charles III”, ka thënë tutje Haradinaj.

Mbreteresha Elizabeth ka vdekur në moshën 96 vjeçare, pas 70 viteve në front.

Shpërndaje në: