Haradinaj në Deçan: Detyra jonë është me aftësu Kosovën për qeverisje zhvillimore

Haradinaj në Deçan: Detyra jonë është me aftësu Kosovën për qeverisje zhvillimore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve me qytetarët në vende të ndryshme të Kosovës, sot ka qëndruar në Deçan. Ai ka thënë se Kosovës i duhet një qeverisje, që arrinë ta shtrijë sovranitetin në veri të vendit, arrinë ta bindë Serbinë dhe 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.  Ai gjithashtu ka thënë se Kosova ka nevojë për rritje ekonomike, për rend dhe ligj të qëndrueshëm, shëndetësi e arsim të mirëfilltë.

“Detyra e partisë politike, në këtë rast e jona, e AAK-së, e boshtit opozitar me Nismën, dhe gjithë ata që e përkrahin këtë koncept, është me aftësu Kosovën për qeverisje që është zhvillimore”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në: