Haradinaj në përvjetorin e vëllaut Shkëlzenit me bashkëuftëtarë: Turpëruan armikun në shumë beteja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në përvjetorin e 26-të të vdkejes të Shkelzën Haradinajt, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanajt,ka thënë se janë krenaria e Kosovës.
Ai në Facebook ka thënë se beteja e Maznikut u bë kthesë vendimtare, përcjell Periskopi.
Postimi i plotë:
Sot, në Gllogjan e Maznik, me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të Shkëlzen Haradinajt, Fatmir Nimanajt, Hasim Halilajt dhe Luan Nimanajt, si dhe 20-vjetorit të rënies së luftëtarit të lirisë Enver Haradinaj, u mbajtën homazhe dhe u zhvillua ecja tradicionale “Marshi i Lirisë”, për të nderuar jetën dhe veprën e tyre në shërbim të Atdheut.
Ata ishin luftëtarët e orëve të para, krenaria e Kosovës dhe ndër më të mirët që kishte kjo tokë. Në një kohë kur po afrohej dita e lirisë, armiku përpiqej ta tregonte forcën e tij, por beteja e Maznikut u bë kthesë vendimtare, një mesazh i qartë se ne do të qëndrojmë në trojet tona, dhe se armiku do të largohej me turp e disfatë.
Lavdi të rënëve për liri!