Haradinaj nga Juniku: Bashkë në luftë, bashkë për zhvillimin e vendit

Haradinaj nga Juniku: Bashkë në luftë, bashkë për zhvillimin e vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot Junikun ku ishte mirëpritur në odën e Musa Krasniqit nga shumë bashkëluftëtarë, të dalluar gjatë Luftës Çlirimtare.

Haradinaj ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për luftëtarët dhe udhëheqësit e Luftës Çlirimtare në rajonin e Junikut, kolonel Musa Krasniqi, epror në UÇK dhe TMK, si dhe Nimon Tofaj, komandant i UÇK-së në Junik, tani kryetar i degës së OVL të UÇK-së.

Ai ka thënë se këta të dy ishin shembuj të mirë të vendosjes së paqes dhe ndërtimit të vendit pas luftës.

Haradinaj ka vizituar edhe familjen Krasniqi për ngushëllime, e në postimin e tij në Facebook, krahas fotografive, mes tjerash ka thënë: “Bashkë në gëzime e dhembje. Bashkë në luftë, bashkë në paqe, bashkë për zhvillimin e vendit”.

Shpërndaje në: