Haradinaj nga Liqeni i Jazhincës: Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë

Haradinaj nga Liqeni i Jazhincës: Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përvjetorin e 23 të çlirimit të Kosovës po e kalon duke ecur.

Përmes disa videove të postuara në Facebook, të dielën – Haradinaj ka treguar që bashkë me tre djem, familjarë të tij – kanë ecur pesë orë për te Liqeni Jazhinces.

Haradinaj ka qenë komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, zona operative e Dukagjinit.

Ai gjatë luftës kishte humbur vëllezër në betejë kundër Serbisë.

Gjatë kësaj dite ka përkujtuar të gjithë dëshmorët e kombit.

Shpërndaje në: